Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në qytetin e Wroclaw, është mbajtur Mbledhja e Përgjithshme e Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane, me nikoqir Doganën e Polonisë.
Dogana e Kosovës u vlerësua për kontributin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në aktivitetet e ECSA-së, duke fituar besimin për të organizuar për herë të parë në Kosovë një aktivitet sportiv ndërkombëtar të ECSA-së..
Dogana e Kosovës uron z. Jan Hlinka për zgjedhjen si President i ri i ECSA-së dhe riafrimon përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me vendet anëtare në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve sportive evropiane.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave sportive, bashkëpunimit dhe frymës evropiane, si pjesë aktive e familjes doganore të Evropës.
Ajo shpreh mirënjohje për presidencën e ECSA-së dhe vendet anëtare për mbështetjen dhe besimin e dhënë, si dhe falënderon Doganën e Polonisë për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të takimit.





