Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rasteve të dhunës, duke theksuar se ajo, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet të amnistohet apo normalizohet.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka shkruar se ndaj dhunës nuk duhet të heshtet, pasi sipas saj, heshtja dhe gjuha e urrejtjes kanë krijuar pasoja të rënda për shoqërinë kosovare.
Ajo ka akuzuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një klime të tillë përmes fyerjeve dhe kërcënimeve, por njëkohësisht ka pranuar se përgjegjësi mbajnë edhe aktorë të tjerë politikë.





