Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marë pjesë në konferencën Berlin Global Dialogue ku ka zhvilluar një sërë aktivitetesh e diskutimesh që siq tha presidentja Osmani të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian.
Postimi I plotë:
Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian.
Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes.





