Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me zyrtarët policorë kanë zbuluar mall të padeklaruar, nën dyshimin se shkelin të Drejtën e Pronësisë Intelektuale.
Gjatë kontrollit janë gjetur mallrat si në vijim: Cigare të markës “Marlboro Gold” – 2000 copë dhe pije energjike “Red Bull” – 240 copë.
Pala nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në pikëkalim, duke shkaktuar kështu kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.
Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, është ndërmarrë masa e konfiskimit të mallit dhe të mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në përfundimin e procedurave përkatëse.





