Raporti i New Diplomacy Project me temën “Rikthimi i Lidershipit Britanik në Ballkanin Perëndimor” ka thënë se në Kosovë, Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunuar ngushtë për të nxitur krizën më të rëndësishme në Europë jashtë fushëbetejave të Ukrainës.
Në këtë raport përmendet edhe sulmi terrorist serb që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveqanit, e ku organizatori i këtij sulmi Milan Radoiçiq vazhdon të endet i lirë në Serbi, pavarësisht thirrjeve të Sekretarit të NATO-ss, Mark Rutte që ai të dorëzohet para drejtësisë.
Sipas këtij raporti, pas shumë viteve të provokimeve, Qeveria e Kosovës ka nisur një fushatë të gjerë për blerje armësh, si përgjigje ndaj asaj që e ka identifikuar si një kërcënim të qartë sigurie, duke blerë raketa dhe hedhës amerikanë Javelin me vlerë 72 milionë dollarë, dronë turq Bayraktar, ndër artikuj të tjerë të shtrenjtë të mbrojtjes.




