Sot nën patronatin e kryetarit të Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj, në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë është mbajtur akademia përkujtimore në nderim të ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi, dhe shoqëruesve të tij, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami.
Kjo akademi mblodhi sot shumë figura politike, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të Ukë Bytyçit, shkruan SuharekaOnline.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Muharremaj kujtoi Ukë Bytyçin si një figurë emblematike të komunës dhe më gjerë, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë në vend.
“Ai u sakrifikua gjithmonë për lirinë dhe demokracinë e vendit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Lavdi!”, u shpreh Muharremaj, duke shtuar se Ukë Bytyçi nuk i mungon vetëm familjes Muharremaj, por gjithë qytetarëve të Suharekës.
Akademia përkujtimore vazhdoi me programin artistik të përgatitur për këtë rast, ndërsa më pas pjesëmarrësit bënë homazhe në Semetisht dhe Nishor, pranë varrezave ku prehen Ukë Bytyçi dhe shoqëruesit e tij.





