Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në Bashkësi, në kuadër të fushatës “Tetori – Rozë” ka organizuar ligjërata me temën “ Roli i imazherisë në diagnostifikimin e kancerit të gjirit” duke veçuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe përparësitë shëndetësore, në rast të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor, si pjesë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së personelit policor.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në ditët në vijim, me qëllim të informimit dhe edukimit shëndetësor të personelit të saj, të sigurojë mbështetje afatgjatë dhe humane për çdo person që përballet me kancer, duke promovuar shpresën dhe forcën me moton “Fuqia e një gruaje që beson në veten e saj, është më e madhe se çdo sëmundje”.





