Me datën 26.10.2025 në Turneun Ndërkombëtar “Zahir Pajaziti”, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka marrë pjesë Klubi i Karatesë ‘’Policia e Kosovës’’.
Në këtë turne, përveç klubeve vendore, morën pjesë edhe garues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi , ku garuesi i klubit të Policisë arriti të sigurojë medaljen e Argjendtë në kategorinë Senior +84 kg.
Po ashtu dy zyrtarët e klubit u certifikuan me titullin ‘Administrator Sportiv’ nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Policia e Kosovës përveç që ofron siguri dhe mbron jetën e qytetarëve, punën e palodhshme dhe angazhimin e saj po e dëshmon edhe në sporte të ndryshme.





