Bayern Munich ka vendosur Fisnik Asllanin në listën e shkurtër të transferimeve, duke e parë si një alternativë të fortë për Harry Kane që nga sezoni 2026/27.
Bayern Munich, nën drejtimin e Eberl dhe Freund, janë shumë të impresionuar nga zhvillimi dhe profili i sulmuesit 23-vjeçar dhe tashmë janë të informuar për klauzolën e tij të largimit që aktivizohet në verën e ardhshme, shkruan Florian Plettenberg./GazetaOLLE/
Asllani, aktualisht te TSG Hoffenheim, ka bërë të qartë se dëshiron të largohet pas këtij sezoni. FC Barcelona është ndër klubet e interesuara, si dhe tre skuadra të Ligës Premier: Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham.
Pothuajse të gjitha klubet kryesore nga Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia janë duke e ndjekur me kujdes lojtarin.




