Pas një viti të parë të vështirë, Albin Prapashtica duket se ka punuar jashtëzakonisht shumë gjatë verës dhe puna e tij po jep rezultatet e para.
Sulmuesi këmbë-shpejt është shndërruar në futbollistin më të rrezikshëm të Gjilanit në fazën ofensive, falë depërtimeve të tij të shpejta dhe driblimeve të rrezikshme në krahë .
Në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit, ai ishte thjesht i pandalshëm .
Me depërtimet e tij krijoi vazhdimisht rrezik, ndërsa iu anulua një gol spektakolar që do të ishte ndër më të bukurit e sezonit
Megjithatë, Prapashtica nuk u ndal, ai dhuroi një asistim perfekt për Basan, i cili realizoi golin e vetëm të Gjilanit në barazimin 1-1.
24-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion dhe është shndërruar në armën kryesore të trajnerit Debatik Curri në ofensivën e kuqebardhëve.




