Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U15, Ilir Nallbani, ka publikuar listën e Dardanëve për tri ndeshjet në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që do të mbahet në Shqipëri nga 29 tetori deri më 3 nëntor.
Kombëtarja U15 do të përballet me Maqedoninë e Veriut më 29 tetor, me Armeninë më 31 tetor dhe me Shqipërinë më 3 nëntor.





