Në ambientet e Drejtorisë së Doganës së Kosovës, sot u organizua një aktivitet humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.
Ky aktivitet, tashmë një traditë e Doganës së Kosovës, ka për qëllim të shpëtojë jetë dhe të sigurojë gjak për ata që kanë nevojë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit u shënua një rritje e dukshme e numrit të dhuruesve, duke reflektuar angazhimin dhe solidaritetin e stafit të Doganës për këtë iniciativë humanitare.
Dogana e Kosovës shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë punonjësit që kontribuan në këtë aktivitet, si dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut për mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar gjatë organizimit.
Ky aktivitet tregon qartë se humanizmi dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët janë vlera që Dogana e Kosovës i promovon dhe i mbështet çdo vit.





