Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka realizuar Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” si proces përmbyllës i një angazhimi të gjatë në validimin e Regjimentit të tretë të Këmbësorisë.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në këtë ushtrim priti Ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, përfaqësues nga Ambasadat e akredituara në vend, përfaqësues nga KFOR-i, Atashe të Mbrojtjes dhe përfaqësues ushtarak nga vendet partnere.
Validimi i njësive është një proces i gjatë i planifikimit, trajnimit, stërvitjes së personelit dhe mbështetjes logjistike me qëllim të realizimit të detyrave në përmbushje të misionit.
Pastaj njësitë e dislokuara në terren në kuadër të Ushtrimit Fushor “Ujku i Shigjetë” bënë demonstrimin e operacioneve mbrojtëse, operacioneve sulmuese dhe kulmuan me operacionet e stabilitetit.





