Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat.
Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, këngëtarja shqiptare kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.
Viti i fundit ka qenë më i suksesshmi në karrierën e saj, me fitime rekord nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili i solli rreth 97 milionë euro, shkruan DailyMail.
Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podcasti dhe klubi i saj i librave, si dhe bashkëpunimeve luksoze me markat Porsche dhe Versace.




