Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga takimi i tij i parë me deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ai tregoi se i ka ofruar votat e Nismës pa kërkuar asnjë marrëveshje në këmbim.
Limaj theksoi se që në nisje të bisedës e ka sqaruar raportin: nëse i duheshin vetëm tri votat e Nismës, ato do t’i jepeshin pa asnjë kusht, duke mos e futur Kurtin në negociata të sikletshme politike.
Megjithatë, sipas Limajt, Kurti ka insistuar për një bashkëpunim më të thellë.
“Z.Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj,në Klan Kosova .




