Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen tek Mallorca dhe është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer të skuadrës spanjolle.
Muriqi është afër të hyjë në histori të klubit Mallorca, ai ka shënuar 40 gola në 127 ndeshje, ndërsa rekordin e golave e mban legjenda Samuel Eto’o me 70 gola në 162 ndeshje, Muriqin vetëm 30 gola e ndajnë nga ky rekord.
Sulmuesi nga Prizreni po zhvillon edicionin e katërt të plotë te Mallorca, pas kalimit nga Lazio në sezonin 2021/22.
Muriqi në një intervistë ka rrëfyer se ka vuajtur shumë sa ishte tek Lazion, pasi që kur ishte në formë të mirë fizike, Sarri nuk e kishte në planet e tij.
Muriqi ka thënë gjithashtu se planifikon të përfundojë karrierën te Mallorca dhe të hapë biznese në qytet pas daljes në pension.




