Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj Faton Pecit, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka hedhur akuza të rënda ndaj televizionit Dukagjini, duke e quajtur “qendër operative të ndërmarrjes kriminale”.
AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm.
“Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson.”, thuhet në njoftim.





