Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Sirisë ka njohur Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se përgjatë takimit të sotëm në Riad, u arrit kjo marrëveshje.
Tutje Presidentja Osmani shtoi se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.
Tani Kosova njihet nga 120 shtete.




