Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme.
Tutje, Haradinaj shkruan se e vlerëson punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj.
Haradinaj shkruan se kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona





