Një përplasje e hapur publike midis dy aleatëve të NATO-s, ndodhi të enjten në Ankara.
Ndonëse ishte vizita e parë e kancelarit gjerman Friedrih Merz në Turqi që kur e mori këtë detyrë, presidenti Rexhep Tajip Erdoan, e kritikoi “për mosvëmendje ndaj gjenocidit dhe sulmeve të Izraelit në Gaza”.
Në një konferencë të përbashkët për media, ai iu drejtua ashpër kancelarit.
Merz kritikoi disa veprime të Izraelit në Gaza, dhe theksoi gjithashtu se këtë vit Gjermania ka pezulluar eksportet ushtarake drejt Izraelit, duke përmendur përkeqësimin e situatës humanitare, por ai nuk ka mbështetur akuzat për gjenocid, duke thënë se kritika ndaj Izraelit nuk duhet të përdoret si pretekst për antisemitizëm.




