Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka reaguar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pasi që ata thonë që u lanë jashtë rritjeve të pagës, që i bëri sot Qeveria në detyrë.
Sipas tyre, Kurti i ka anashkaluar qëllimshëm dhe po tenton t’i harrojë ata plotësisht.
OVL e UÇK-së kanë kërkuar që çdo Qeveri në ardhje t’i përfshijë edhe pensionet e veteranëve në rritjen e pagës minimale, duke theksuar që kjo e drejtë është mohuar nga Qeveria Kurti me ndihmën e Listës Serbe.





