Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 30.10.2025, rreth orës 20:00, hetuesit rajonalë dhe të stacionit policor në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Zjarri i Bardhë”, gjatë patrullimit në një rrugë në Ferizaj kanë vërejtur një veturë të tipit Golf me targa vendore dhe afër saj një person të dyshimtë.
Personi i dyshuar, një 40 vjeçar, dyshohej se ishte duke kryer shitblerje të substancave narkotike. Pas ndërhyrjes nga hetuesit policorë, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar nëntë qese najloni të mbushura me substancë të dyshimtë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 7.27 gramë, si dhe një kartëmonedhë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti i është referuar Njësisë për Hetimin e Narkotikëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Si prova materiale janë sekuestruar: 9 qese najloni me substancë të dyshimtë narkotike (marihuanë), një telefon cellular, dhe një kartëmonedhë.




