Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar se Gjykata ka konfirmuar se vendimi i ZRrE-së është i jashtëligjshëm në tërësi.
Postimi i plotë:
Lajm i rëndësishëm!
E mira e këtij aktvendimi është se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin/njoftimin për daljen në treg të lirë, dhe jo vetëm për ndonjë nen specifik.
Kjo do të thotë se Gjykata ka konfirmuar se ndaj vendimit të ZRRE është vendosur mas pezulluese në tërësi si proces – një hap i madh drejt mbrojtjes së bizneseve dhe rendit juridik.
Një falënderim i veçantë për avokatët që po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke bindur Gjykatën se ZRRE ka detyruar jashtëligjshëm bizneset të dalin në treg të lirë.
Drejtësia po funksionon. Vazhdojmë deri në fund!





