Ish-ministri i Financave dhe tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e djeshëm të Qeverisë në detyrë për projektbuxhetin e vitit 2026.
Për veprimet e kundërligjshme, Hoti thotë se nuk mund të pret veprime as nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani meqenëse sipas tij ajo ka qenë në vazhdimësi në linjë me shkelësit e kushtetueses dhe ligjeve.
Hoti madje akuzon Presidenten se bashkë me Kurtin nuk kanë hallin e qytetarëve por si të ruajnë pushtetin, të cilin sipas tij, po e mbajnë duke prodhuar kriza në shkelje të ligjit dhe kushtetutës.





