Pa e kuptuar dhe pa informacionin e duhur njerëzit po e vrasin trupin e tyre duke konsumuar sheqer, gjë që duhet reduktuar në mënyrë të menjëhershme, para se të jetë tepër vonë. Ajo që ne nuk dimë është se disa nga sëmundjet kronike, sëmundje të zemrës, kanceri, diabeti, impotenca etj., lidhen të gjitha me konsumimin e sheqerit. Për të shmangur sa më shumë nga këto probleme, ja 9 këshilla shkencore se si të hiqni dorë:
1. Merrni vendimin për t’u detoksikuar – Ju mund të keni shumë informacion rreth dëmeve që shkakton një produkt apo një tjetër dhe mund të silleni sikur keni marrë masa, ama asgjë nuk ndryshon nëse nuk merrni një vendim drastik.
2. Hiqni dorë plotësisht, jo “me raste” – Ashtu si me çdo lloj tjetër varësie, e vetmja mënyrë për të shpëtuar është që të ndaloni konsumin tërësisht. Jo të ulni dozat herë pas here, por duhet që sheqeri të mos jetë më pjesë e dietës suaj.
3. Ndaloni konsumin e pijeve me sheqer – Një nga armiqtë më të mëdhenj që na çon drejt varësisë ndaj sheqerit janë pijet. Sheqeri i lëngshëm është më i dëmshëm se ai i ngurtë.
4. Niseni ditën duke konsumuar proteina – Hani proteina në çdo vakt, mbi të gjitha mos rrini pa ngrënë mëngjesin! Kjo është mënyra e duhur për balancimin e sheqerit në gjak dhe për rregullimin e nivelit të insulinës.

5. Luftojeni sheqerin me yndyra – Armiku juaj i vërtetë nuk është yndyra, por sheqeri. Në kundërshtim me atë që keni mësuar, nuk janë yndyrat që ju shëndoshin, por sheqeri.




