Për të tretën ditë me radhë, presidentja Osmani është duke vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e partive për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Osmani gjatë ditës është takuar me deputetin nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha dhe më pas me kryetarin e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi.




