Kombëtarja e Kosovës U20 e ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë dhe të fundit para ndeshjes së parë miqësore kundër Katarit U20, që zhvillohet nesër (e diel), në orën 13:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dardanët e rinj nën drejtimin e përzgjedhësit Bekim Isufi punuan me fokus në aspektin taktik dhe në mënyrën se si ekipi do të paraqitet përballë kundërshtarit aziatik.
Para ndeshjes, disa prej futbollistëve tanë shprehën emocionet e tyre për fanellën e Kosovës dhe besimin në fitore në këtë ndeshje




