Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje me Driton Selmanaj e LDK-së, duke e cilësuar këtë hap si një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit dhe për një qeverisje më gjithëpërfshirëse.
“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë.
E falendëroj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë.”, shkruan Totaj.





