Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1923 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 21 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 29 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 15 persona janë mbajtur në paraburgim, 1 në ndalim policor kurse 2 në vuajtje të dënimit.




