Në xhiron e 12-të të Superligës në futboll, Malisheva dhe Drita ishin ekipet e vetme që arritën fitore pasi që ekipet tjera barazuan.
Malisheva fitoi me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit si mysafir, me dy golat e Etnik Brrutit, në minutat e 21-të dhe 68-të, një fitore e rëndësishme pas disfatës së rëndë ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar.
Fitore arriti edhe Drita si nikoqire e Llapit me rezultat 1-0, me golin e Besnik Krasniqit i cili shënoi nga penaltia.
Ballkani barazoi me Ferizajin në shtëpi me rezultat 1-1, Prishtina barazoi me Gjilanin 0-0 dhe Drenica barazoi me Prishtinën e Re.




