Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ekonomitë Familjare për vitin 2024.
Qasja e ekonomive familjare në TIK vazhdon të rritet
Sipas rezultateve të Anketës TIK në Ekonomitë Familjare përqindja e ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2024 ishte rreth 99,0%. Ndërkohë që 0,8% e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2024.
Grup-moshat që kanë pasur qasje në internet
Grup-mosha me përqindjen më të lartë të qasjes në internet është grup mosha 16-24 vjeç me rreth 38,0%, pasuar nga grup-mosha 25-34 vjeç me 14,2%. Ndërkohë me përqindjen më të vogël të qasjes në internet ishte grup-mosha 65-74 me rreth 10,7%.
Përdoruesit sipas gjinisë që kanë pasur qasje në internet
Sipas të dhënave të Anketës TIK në Ekonomi Familjare, përdorimi i internetit nga meshkujt dominon me 50,3%, krahasuar me femrat që është 49,7%.
TV e lidhur në internet për qëllime private
Të dhënat e Anketës TIK në Ekonomitë Familjare tregojnë se 89,0% e individëve që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit kanë në shtëpi një televizor të lidhur me internet, ndërsa vetëm 11,0% nuk disponojnë një pajisje të tillë.




