Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka arritur në zyrat e Vetëvendosjes, aty ku do të mbahet mbledhja e Këshillit të kësaj partie.
Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për media, megjithatë ende nuk dihet nëse ai do të jetë sërish emri për mandatar të ri për kryeministër, apo do ta vë një emër tjetër.
Kurti si mandatar për kryeministër në seancën e 26 tetorit nuk mori votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re, ndonëse ai gjatë gjithë kohës pati deklaruar se ka votat.




