Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV-së, pas mandatimit të tij për Kryeministër, ka folur për kryetarin e partisë Albin Kurti, duke e cilësuar atë njeriun më të votuar në Kosovë.
Konjufca thotë se Kurti aq sa ka nxitur mbështetje tek qytetarët, në të njëjtën masë ka nxitur frikë tek kundërshtarët politik, të cilët u bashkuan vetëm më një qëllim, që të i’a pamundësojnë krijimin e Qeverisë Kurti 3.
Konjufca shton se nuk ka forcë që e shkëputë dhe që e ndalë lidhmërinë mes popullit dhe LVV-së.




