Konjufca vazhdoi me lavdërimin e Qeverisë Kurti 2, ku tha se gjatë kësaj qeverisjeje, shteti i Kosovës pati arritje të mëdha duke përfshirë rritjen e buxhetit të shtetit, pozicionin e Kosovës në indekset globale për ekonomi, drejtësi, siguri dhe shumë të tjera, si dhe ngritjen ekonomike prej 4%.