Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë, në kuadër të planifikimeve operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion dhe rritjes së sigurisë rrugore, është duke zbatuar kontrolle të shtuara të trafikut.
Fokusi i kontrolleve është në këto shkelje të ligjit në komunikacion: Mospërfillja e semaforëve, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Mosvendosja e rripit të sigurisë.
Përveç kësaj, në terren janë angazhuar edhe patrullat me vetura inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve të tjera.
Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i këtyre kontrolleve: Janë shqiptuar 118 tiketa për kundërvajtjet e lartcekura,ndaj 15 shoferëve është shqiptuar masa e konfiskimit të përkohshëm të patent-shoferit.
Njësia Rajonale e Trafikut apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pjesëmarrësve në komunikacion.




