Kryetari I Kuvendit, Dimal Basha ka pranuar Raportin e Progresit të vitit 2025 nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav.
Kryeparlamentari shkruan se vlerësimet pozitive që përmban Raporti janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për reforma të qëndrueshme dhe për përparim të matshëm.
“Krahas arritjeve, Raporti ofron edhe udhërrëfyes për fushat ku duhet të thellojmë përpjekjet tona. Këto rekomandime do të shërbejnë si orientim i qartë për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në të mirë të vendit”, shkruan Basha.
Tutje Basha thekson se synimii qartë dhe I palëkundur është që Republika e Kosovës të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian
Siq thotë ai: BE-ja është destinacioni i natyrshëm i Kosovës, sepse aty përkasin vlerat, bindjet dhe aspiratat e qytetarëve tanë.





