Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës raportoi se nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 27 aksidente me të lënduar dhe 41 aksidente me dëme materiale.
Për shkeljet e trafikut janë shqiptuar gjithsej 2173 tiketa.
Në të njëjtën kohë, 17 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë në mbajtje.
Nuk ka pasur persona në ndalim policer e as në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





