Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Gjykatën Speciale për padrejtësitë që, sipas tij, iu kanë shkaktuar ish-krerëve të UÇK-së gjatë këtyre pesë viteve.
Krasniqi ka vlerësuar se procesi po vazhdon të zvarritet padrejtësisht, duke u shprehur se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga kjo gjykatë.
Ai ka shkruar se ish-krerët e UÇK-së shkuan në hagë me kokën lart, pa u fshehur dhe pa kërkuar privilegje.
Krasniqi më tej ka theksuar se për 1,826 ditë, ish-krerët dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me durim dhe besim.






