Djali i familjes së njohur të estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, Platori, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me partneren Tringën, pas një lidhjeje disa vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga momenti i nënshkrimit të dokumenteve të martesës.
Në pamje, çifti shihet i lumtur, ndërsa Tringa ka zgjedhur një fustan të bardhë për këtë ditë të veçantë dhe ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.
Çifti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit, përfshirë edhe nga këngëtarja Mihrije Braha, e cila ka shprehur gëzimin e saj përmes komenteve në rrjete sociale.




