Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit as sot në seancën e 43-të.
Duke u shprehur se votimi është obligim kushtetues, e jo zgjedhje, ajo deklaroi se deputetët po e shkelin Kushtetutën me mosvotim, ndërsa ka bërë thirrje që nësë ata nuk pajtohen me votimin e fshehtë, ta rrëzojnë komisionin për këtë votim.
Ajo sugjeroi që të vie Gjykata me udhëzime apo me sqarime shtesë, ose partitë politike të deklarohen që Kuvendi mblidhet dhe të shpërndahet, për të shkuar në zgjedhje.




