Këta janë dy vëllezërit që dyshohet se u vranë sot nga dhëndrit i tyre në Gollubovc të Malishevës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën.
Mësohet se i dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre.
Burimet kanë treguar për redaksinë se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me vajzën, kur i dyshuari kreu vrasjen.




