Tragjedia që ndodhi sot në Golluboc të Malishevës ka lënë të shokuar familjarët, të afërmit dhe gjithë qytetarët.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti familjar, ku dhëndri, Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Driton dhe Naim Morina, duke u marrë jetën atyre në vendngjarje.
Në rrjete sociale, bashkëshortja e Driton Morinës, Arjeta, ka ndarë një mesazh prekës, duke postuar një fotografi të bashkëshortit të saj të ndjerë me mbi shkrimin: “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot. O jeta jem bre.”





