Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.
Autoritetet konfirmojnë se i dyshuari Astrit Isufi, nga fshati Stankoc i Drenasit i cili është në arrati, kishte të kaluar kriminale.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të enjten para mesditës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.
Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha Elezi.




