Zëdhënësi I KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, do të përdoret e njëjta listë zgjedhore e raundit të parë por e përditësuar me 1,690 votues që kanë arritur moshën 18 vjeqare pas raundit të parë e deri më 9 nëntor.
Elezi ka sqaruar se në listën e përditësuar, nuk do të përfshihen lëvizjet eventuale të qytetarëve nga njëra komunë në tjetrën.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.




