Superliga e Kosovës në futboll këtë fundjavë vjen më xhiron e 13-të të këtij edicioni.
Në këtë xhiro do të zhvillohen vetëm katër lojë pasi që e pesta Prishtina-Drita është shtyer për një ditë tjetër.
Të shtunën Ballkani udhëton drejt Skënderajit ku do të përballet me Drenicën dhe po në të njëjtën ditë Llapi e pret në shtëpi Prishtinën e Re.
Ndërkaq të dielën, në Liman Gegaj, Malisheva e pret Gjilanin dhe Ferizaji e pret Dukagjinin.
Të gjitha lojët zhvillohen në orar të njëjtë nga ora 13:00.





