Të shtunën, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë shtruar nëntë persona si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Vrellë të Istogut.
Në këtë aksident ishin të përfshira 4 vetura.
Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor dy pacientë janë transferuar në QKUK, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi.




