Vdekja e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës ka nxitur reagime të forta nga Opinioni publik duke nxitur veprimet simbolike te protestes.
Vdekja e Agon Zejnullahut, 27 vjeç nga Lipjani, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ka shkaktuar reagime të mëdha publike dhe protesta simbolike.
Pamjet e publikuara tregojnë përdorim të forcës joproporcionale nga disa zyrtarë policorë gjatë arrestimit të tij.
Si reagim, afër Stacionit Policor në Lipjan janë shfaqur grafitë protestuese nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” me mbishkrime si: “Policia të vret”, “Policia i ka duart me gjak” dhe “Kush na mbron prej Policisë?”.
Kolektivi thekson se ky nuk është rast i izoluar, por pjesë e një dhune sistematike dhe të institucionalizuar. Ata bëjnë thirrje për mobilizim shoqëror dhe drejtësi për Agonin.
Ndërkohë, pesë policët e përfshirë janë ndaluar për 48 orë në pritje të hetimeve.




