Sekretaraj e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar rastin që ndodhi me vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në Mitrovicë, pa çka tha se njerëzit e veshur me pushtet t’i lejojnë qytetarët të votojnë lirshëm.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që mos të ketë intimidim, frikësim apo edhe abuzim të pushtetit.
Ajo u ka bërë thirrje akterëvë politikë që të tregojnë maturi e përgjegjësi dhe të mos krijojnë tenisione.
“Ftoj të gjithë akterët politikë dhe çdo person që mban përgjegjësi publike që sot të tregojë maturi dhe përgjegjësi, duke mos kontribuar në asnjë formë në tensionimin e situatave në asnjë komunë të vendit. Përkundrazi, t’u mundësohet qytetarëve që të votojnë qetë dhe në mënyrë plotësisht demokratike. Le ta mbajmë këtë ditë demokratike deri në fund të saj, me qetësi, korrektësi dhe me respekt ndaj secilit votues. E pastaj, sonte le ta presim me besim rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi Çitaku.




