Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit në Shqipëri , ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki.
I pyetur nëse mund ta quante të suksesshëm procesin zgjedhor, Celibashi u shpreh se nga ana e KQZ zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale.
Ndërsa për shkaqet që i kanë çuar qytetarët të mos votojnë masivisht, Celibashi nuk kishte një përgjigje.




