Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në Gjykatën Speciale të Hagës.Ai do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.
Dëshmia e tij u shtye për pak kohë, për shkak të angazhimeve të Hill.
Seanca e sotme fillon në orën 14:00.
Hill një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.




